Policia e Elbasanit ka vënë në prang një 49-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Artur Llupa, i njohur dhe me emrat Luan Tabaku dhe Robert Cani, është dënuar nga Gjykata e Torinos me 6 vjet e 6 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ai ishte shpallur në kërkim vetëm një ditë më parë nga Interpol Roma.

Top Channel