Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga pranvera qytetarët shqiptarë do të ndjejnë përmirësime të akseve rrugore.

Gjatë prezantimit të flotëë së solidaritetit, me makineri që do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve.

Rama tha se duhet të marrë fund historia e rrugëve që bllokohen nga dëbora, vetëm sepse mungon mirëmbajtja e tyre.

“Kompanitë e mirëmbajtjes do të jenë edhe bërthama e Flotës së Solidaritetit, si një garanci për reagimin e shpejtë dhe efikas në çdo situatë, duke garantuar kalueshmërinë e akseve kombëtare pavarësisht motit të rënduar”, thotë Rama.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se shumë shpejt do të nisin punimet për Rrugën e Arbrit, si dhe do të përfundojë edhe aksi Rrogozhinë-Fier.

Top Channel