Policia e Tiranës po heton dy pista të mundshme mbi ekzekutimin e Emiljano Bocit dhe plagosjen e shokut të tij Melvin Disha.

E para lidhet me një hakmmarje të mundshme pasi 32 vjeçari është pëfshirë në një konflikt mes disa personave në vitin 2010 ku u akuzua dhe u dënua për tentativë vrasjeje dhe armëmajtje pa leje. Pista tjetër është ajo për shkak të aktiviteteve të paligjshme që Emiljano Boci i njohur edhe si Roland Boci dyshohet të jetë përfshirë jashtë vendit.

Burime nga policia thonë se viktima kohet e fundit qëndronte mes Gjermanisë dhe Hollandës ku dyshohet se është përfshirë në trafikun e kokainës.

Ndërkohë policia nuk ka asnjë profil mbi autorin e ekzekutimit i cili nisur nga dinamika e ngjarjes bësohet se është një vrasës me pagesë. Në ekzekutimin e Bocit u përdor një pistoletë me silenciator ndërkohë që më shumë dritë pritet të hedhë dëshmia e 27-vjeçarit Melvin Doci që mbeti i plagosur me plumb në shpatull.

Policia shoqëroi disa persona dhe dëshmitarë të cilët janë marrë në pyetje por pa përfituar të dhëna të vlefshme për hetimin. Emiljano Boci u qëllua sapo doli nga një lokal dhe po hipte në automjetin e tij luksoz Range Rover me targa gjermane.

Top Channel