Nënkryetari i LSI-së Luan Rama shpreh shqetësimin se institucionet që luftojnë krimin janë në kaos dhe pa drejtues. Në një status në Facebook Rama thotë se këto janë institucione të kapura dhe nën presion.

“Paradoks: kur qeveria, tepsia dhe krimi bëhen një: Prokuroria e Republikës pa Prokuror të Përgjithshëm; Sherbimi Informativ i Shtetit pa Drejtor të Përgjithshëm; Policia e Shtetit pa Drejtor të Përgjithshëm! Institucionet e luftës kundër krimit në kaos, në pasiguri, të kapura e nën presion, krimi rritet, forcohet, qeveris!”, shkruan z. Rama

Top Channel