Grabitet vodka që kushton 1.3 milionë dollarë

04/01/2018 14:13

Është ndoshta vodka më e shtrenjtë e botës dhe pronari i lokalit danez, ku shishja e veçantë u vodh këtë të mërkurë, nuk gjen dot qetësi derisa ta ketë sërish në barin e tij.

“Atë shishe e kam siguruar nga fabrika Dartz, e cila krijon veturat dhe vodkat më të mira të globit. Ka qenë pjesë e koleksionit tim. Sigurisht që jam shumë i shqetësuar. Ajo vodka ishte qershia mbi tortën e 1200 shisheve që koleksionoj. Më e veçanta nga të gjitha”, thotë Brian Ingberg.

Policia e Kopenhagenit konfirmoi se në lokalin ‘Café 33’ është vjedhur një shishe vodkë aspak e zakonshme. Shishja, për krijimin e së cilës janë përdorur 3 kg ar dhe tre të tjera argjend, kushton mbi një milionë euro.

Ajo fitoi vëmendje të madhe pasi u shfaq në serialin e famshëm televiziv amerikan “House of Cards”. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se si vodka Russo Baltique është grabitur nga një person i maskuar, që mbante në kokë një kapele nga ato të lojtarëve të baseballit.

Ai ka mundur të hyjë në ndërtesë, pasi pjesa e saj ku ekspozoheshin shishet e rralla të vodkës, ishte mbyllur për publikun. Shishja e vjedhur qe zbukuruar ndër të tjera edhe me pjesë lëkure nga një makinë, që pat garuar në Monte Carlo, në vitin 1912.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA