Lajmet më të klikuara online për 2017

31/12/2017 17:18

Lajmet online më të lexuara në vend gjatë këtij viti? Mos mendoni se bëhet fjalë për politikën, mjaft e ngjeshur me aktivitete këtë vit, nga reforma në drejtësi e deri tek zgjedhjet parlamentare.

Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit trendi ka ndryshuar ku më të lexuara janë lajmet sociale dhe të aktualitetit.

Lajmi më i lexuar online në faqen zyrtare të internetit të Top Channel nga vendi është ai për përmbytjet. Situata e rënduar e fillimdhjetorit në të gjithë vendin, ka mbajtur mbërthyer lexuesit për të mësuar më tepër rreth “çmendurisë” së motit dhe dëmeve të shkaktuara në vend.

 

Lajmet më të lexuara të kategorisë Vendi:

Përmbytjet në Shqipëri, në foto
Transformimi i sheshit Skënderbej
Drejt përfundimit, PS garanton 74 deputetë
Qarku Tiranë, numërohen 1087 kuti, ja si ndahen mandatet
Atentat në Lushnje, vriten 2 të rinj, plagoset një i tretë
Skandali/Fiks Fare: Si rekrutohen vajzat për shërbime seksuale
Shpejtësi dhe spektakël në Tiranë!
Kapet banda e Rinasit. Dy, ish-komando në Afganistan
“Fiks Fare”, emigranti qëllon veten “live”: Nuk më ndihmoi Ambasada
Vriten me armë zjarri 2 persona në Durrës; njëri ish-drejtues policie

Top Channel