Drejt përfundimit, PS garanton 74 deputetë

Ndërsa janë numëruar 5350 kuti nga 5362 në të gjithë vendin, Partia Socialiste është shumë pranë një fitoreje historike që do t’i jepte mundësinë që të qeverisë e vetme në 4 vitet e ardhshme.

5 janë partitë që duket se do të kenë edhe përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ardhshëm, ku surprizë ka bërë Tom Doshi me PSD-në në Shkodër.

Rezultati i deritanishëm, teksa janë numëruar 99 % të kutive:
PS:74 mandate
PD:43 mandate
LSI:19 mandate
PDIU:3 mandate
PSD:1 mandat

Top Channel