Me “Fanfarat” në koncert, pianisti Robert Bisha do interpretojë në teatrin e Korçës

26/12/2017 15:35

Robert Bisha është rritur pranë lumit Drin. Aty në Vaun e Dejës ai u formua dhe zhvilloi rrënjët e aktivitetit artistik që e shoqëron çdo ditë.

Këtë herë do të jetë në skenë e Teatrit të saporindërtuar të Korçës. Së bashku me Ritual Moods, në një performancë piano solo, kitare dhe perkusione si dhe grupin me te njohur shqiptar në skenat evropiane, Fanfara Tirana.

“Do të luaj një koncert me piano solo me kompozimet e mia. Është hera e dytë që bëj një festival të tillë dhe hera e fundit ishte periudhë vjeshte”, shprehet pianisti Robert Bisha.

Një qasje e re përkundrejt disa prej perlave muzikore shqiptare. Ai gjithmonë e ka dashur origjinën, nostalgjinë, apo folklorin.

“Janë kompozime që shkojnë nga ngjyrat e muzikës “Jazz”, ngjyrat e muzikës bashkëkohore, klasike evropiane. Unë jam shumë në linjën folk dhe në linjë e improvizimit të kompozimit bashkohorë evropian”, thotë pianisti.

E shkuara ajo që rreket të sjellë edicioni i dytë i Festivalit Kaba në Korçë. Duke e ndërthurur atë me kreativitetin dhe eksperimentin e muzikës së lartë.

E gjitha kjo magji do të ndodhë në 28 dhjetor…

Top Channel