Kush do jetë në krye të “The Top List” në fund të vitit?

17/12/2017 09:02

Ndërkohë që jemi në javët e fundit të këtij viti, shumë artistë kanë vendosur që të publikojnë projekte muzikore dhe kjo vihet re nga këngët e reja që futen në klasifikimin e “The Top List”, nga java në javë.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku në “The Top List” ndodheshin 50 këngë në klasifikim, këtë vit janë 100 këngë që luftojnë për t’u pozicionuar në krye të listës.

Prej dy javësh, Miriam Cani dhe projekti i saj “Meteora”, kryesojnë listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Javët e fundit, një sukses të madh ka korrur dhe “Told Ya” e Dafina Zeqirit, e cila ka kryesuar “The Top List”, për 4 javë.

Nëse analizojmë këtë vit, artisti që ka qëndruar më gjatë në krye të klasifikimit, prej muajit janar dhe deri tani është, Capital T, i cili për 6 javë është renditur i pari, tre javë me bashkëpunimin e tij me Ardian Bujupi, “Andiamo” dhe tre javë me “Uno”.

Edhe debutimi i Elvana Gjatës, “Forever is Over” është pozicionuar mjaft mirë këtë vit, duke mbajtur kreun për 5 javë rresht.

Por cili do të jetë projekti muzikor që do të kryesojë klasifikimin e “The Top List” në fund të këtij viti?! Eshtë publiku ai që e vendos këtë përmes votave në topawards.top-channel.tv

Top Channel