Hetimi Trump-Rusia, republikanët përpiqen të dëmtojnë

17/12/2017 13:11

Republikanët në SHBA u akuzuan se po përpiqen që të diskreditojnë hetuesin Robert Mueller të çështjes Trump-Rusi duke sajuar pretendimin se ekipi hetues siguroi në mënyrë të jashtëligjshme e-mailet e ekipit tranzicional të presidentit.

Ankesat e grupimit Trump për Amerikën vijnë një ditë pasi demokratët paralajmëruan se krerët e republikanëve po bëjnë manovra për të mbyllur hetimit mbi Rusinë dhe të dobësojnë Muellerin.

Ka raporte që thonë se Trump po konsideron shkarkimin e Mueller, të cilin e caktoi si prokuror special për të mbikëqyrur hetimi e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë mbi kontaktet mes qeverisë ruse dhe fushatës elektorale të presidentit.

Mediat raportuan të shtunën se si pjesë e hetimit Mueller janë siguruar e-maile të ekipit të tranzicionit të Donald Trump që funksionoi në kohën mes zgjedhjeve dhe betimit. Ky ekip i shkroi disa komiteteve të Senatit dhe Dhomës së Ulët për t’i thënë se agjencia qeveritare GSA që ndihmon në tranzicionin presidencial, i kishte dhënë e-mailet e saj hetuesve pa qenë e autorizuar.

Pjesë e e-maileve të GSA ishte edhe Michael Flyn, ish-këshilltari i Trump tashmë nën hetim, megjithëse në komunikimet e saj publike nuk duhej të kishte asgjë konfidenciale. Ekspertët thonë se republikanët po përpiqen të dëmtojnë hetimin me justifikime të dobëta, një perceptim që është përforcuar edhe nga qëndrimi i presidentit Trump, i cili tha se nuk ka përjashtuar mundësinë që të përdorë faljen presidenciale për ish ndihmësin e tij Michael Flynn.

Top Channel