Paloka në Top Story: Ndërkombëtarët na kërcënuan, ose në zgjedhje, ose…

12/12/2017 21:33

Edi Paloka deklaroi në Top Story se Partia Demokratike u kërcënua nga ndërkombëtarët gjatë kohës kur protestonte në çadër.

“Kanë ardhur delegacione që i kërkonin marrëveshje Lulzim Bashës. Dy të fundit, EPP dhe Hoyt Yee, na kërcënuan që ne të bënim marrëveshje. Na detyruan, na bënë presion hapur që ne të shkruanim marrëveshjen. Në të gjithë kuptimin e fjalës kërcënim! Na thanë nëse nuk bëni marrëveshje, nëse ndërmerrni ditën e zgjedhjeve ato që keni deklaruar për të mos lejuar zgjedhjet, atëherë do të keni punë me ne’, u shpreh Paloka.

Paloka akuzoi për hipokrizi kritikët e Bashës.

“Ata që thonë sot pse Lulzim Basha bëri marrëveshje, para marrëveshjes thonin të gjithë “bëj marrëveshje, pse nuk bën marrëveshje” e kështu me radhë. Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi e kanë pranuar këtë”, thotë ai.

Paloka thotë se vetë personalisht ka qenë kundër marrëveshjes me Edi Ramën, ndërsa shton se edhe mënyra sesi u hartua lista ndikoi në rezultat.

“I kam thënë që nuk mund të hyjmë në këto zgjedhje kështu. Mënyra si u bë lista ishte gabim dhe këtë e ka pranuar edhe vetë Lulzim Basha”, deklaroi Paloka.

Top Channel