Instagrami tashmë do të lejojë përdoruesit e tij që të ndjekin “hashtag”.

Njësoj si me profilet, tani mund të ndiqet edhe një “hashtag”, duke bërë që trendet e reja t’i gjeni pa i kërkuar te “search”-i i aplikacionit.

Kjo e re vjen në mënyrë që postimet të bëhen më të lehta për t’u parë.

Instagrami është një aplikacion që përdoret nga miliona njerëz çdo ditë për shpërndarje fotosh e videosh.

Top Channel