Shqipëria dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie shumë të mira. Por kanë një çështje të pazgjidhur, kufirin detar. Për presidentët Meta dhe Vujanoviç kjo është një çështje thjesht teknike, që nuk ndikon aspak në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Por nëse kufiri mes Shqipërisë dhe Malit të Zi është një çështje teknike, që nuk pritet të prodhojë debat, shumë e ndjeshme është çështja e kufirit tokësor të Kosovës me Malin e Zi.

“Ne e kemi përcaktuar qëndrimin tonë shtetëror. Kjo marrëveshje është e mbyllur, por e shohim me durim këtë çështje. Ajo është një çështje e brendshme e Kosovës dhe e kuptojmë që duhet të sigurohet ngadalë. Në duam që të liberalizohen sa më parë vizat dhe këto probleme të zgjidhen sa më parë. Në asnjë deklaratë tonë nuk kemi dëshiruar që të ndikojmë, sepse këto janë çështje të brendshme të Kosovës të cilat do të zgjidhen në Kosovë ashtu siç duhet”, tha Filip Vujanovic.

Dëshirojmë të shohim një vullnet të plotë dhe të mjaftueshëm në Kosovë midis gjithë faktorëve për të ecur përpara në këtë çështje. Është në interes të të dy vendeve, por më shumë të Kosovës, e cila për fat të keq, zgjidhjen e kësaj çështje e ka të kushtëzuar edhe me liberalizimin e vizave”, tha Meta.

Gjatë kësaj vizite në axhendën e Presidentit malazez Vujanoviç ishte parashikuar edhe një takim me Kryetarin e Kuvendit Gamoz Ruci dhe Kryeministrin Edi Rama.

Top Channel