Trafik motoçikletash drejt Shqipërisë, arrestohet 53-vjeçari

10/12/2017 19:17

Një 53-vjeçar nga Cërriku u arrestua nga specialistët e Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit në Kapshticë me akuzën e trafikimit të mjeteve motorike dhe kontrabandës.

Ardian Skora u arrestua pasi gjatë kontrollit të detajuar me skaner në mjetin e tij të llojit kamion me targa El5596B u gjet brenda disa kutive kartoni pjesë motorike motoçikletash të tipeve të ndryshme.

Policia bëri sekuestrimin e këtyre pjesëve dhe i kaloi Prokurorisë materialet për akuzën e trafikut të mjeteve motorike, kontrabandë me mallra dhe kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel