Moti i keq ka sjellë përmbytje edhe në pistën e aeroportit të Rinasit, çka ka bërë që autoritetet të urdhërojnë pezullimin e fluturimeve për disa orë.

Pas uljes së nivelit të ujit dhe përmirësimit të kushteve klimaterike, autoritetet e aeroportit vendosën rikthimin normal të fluturimeve.

Gjatë natës u raportuar se 2 avionë nuk janë lejuar të ulen, për shkak të ujit të shumtë që kishte në pistë.

Njëra nga kompanitë e fluturimit anuloi fluturimet e saj drejt vendit tonë, ndërsa të tjerat mësohet se i devijuan drejt Barit dhe Shkupit.

Top Channel