Izraeli dhe aleatët tregojnë muskujt ajrorë – FOTO

21/11/2017 16:52

“Blue Flag 2017” mblodhi forcat ajrore të tetë vendeve në një stërvitje, ndër më të mëdhatë e këtij lloji të organizuar nga ushtria izraelite.

Shtetet e Bashkuara, Franca, Greqia, Italia, Gjermania dhe Polonia ishin ndër vendet pjesëmarrëse në këtë stërvitje. Një komandant izraelit vuri në dukje domethënien e pjesëmarrjes së forcave ajrore gjermane në këtë trajnim.

“Të shoh avionët Luftëaffe në hangarët tanë, do të jetë diçka që do ta mbaj mend përgjithmonë”, tha për Times of Israel, koloneli Itamar.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel