“100 Milionë”, Xheni dhe Enid çojnë në shtëpi 5 mln lekë

19/11/2017 20:09

Xheni dhe Enid janë fituesit e radhës në spektaklin “100 Milionë”, duke ia dalë të largohen me 5 milionë lekë mbrëmjen e kësaj të diele.

Xheni dhe Enid janë kunetër, ata vendosën që të garojnë bashkë në këtë “Quiz Show”, duke marrë në shtëpi edhe një shumë të konsiderueshme parash.

Mbështetësit më të flaktë të Xhenit, ishin djemtë e saj binjakë, të cilët ndodheshin në studio për ta mbështetur atë.

“Kompanitë e naftës që dominuan industrinë e naftës botërore nga vitet 1940-1970 njiheshin ndryshe si “Pesë motrat”, apo si “Shtatë motrat”?!”, kjo ka qenë pyetja e fundit për Xhenin dhe Enidin, e lekët e tyre ata i vendosën tek përgjigjja e saktë: “Shtatë motrat”.

Emocionet në “100 Milionë” ju presin çdo të diel në Top Channel, në 17:45.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel