Zv.Presidentja bullgare viziton goranët në Kukës

15/11/2017 19:32

Zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova është pritur në Shishtavece nga dhjetra banorë të kësaj zone, me këngë dhe valle gorane.

Shishtaveci është një zonë e banuar nga minoriteti, i cili pretendohet si nga Maqedonia, ashtu dhe nga Bullgaria, por zv.presidentja ishte shumë e qartë në mesazhin e saj.

“Ndihem shumë mirë që po dëgjoj një dialekt të gjuhës bullgare që flitet, po shikoj të rinj të entuziazmuar që kanë ruajtur gjuhën, kulturën dhe veshjen e tyre. Të vazhdojmë të punojmë që të mësohet gjuha bullgare në shkolla”, deklaroi ajo.

Më herët, zv.presidentja ishte në Bashkinë e Kukësit, institucioni i cili në bazë të ligji të ri është përgjegjës për përdorimin e gjuhës së minoriteteve. Edhe këtu mesazhi ishte i qartë.

“Neve na interesojnë 9 fshatrat e Gorës, ku jetojnë goranët. Në këto fshatra jetojnë shtetas shqiptarë, por dikur ata kanë rrënjë bullgare dhe ne jemi me shpresën që do t’i ruajnë traditat, zakonet dhe gjuhën anëtare dhe për këtë kemi shpresë në bashkëpunimin me pushtetin vendor”, u shpreh zv.presidentja e Bullgarisë, Iotova.

Top Channel