Tre të rinj janë vënë në pranga në qytetin e Vlorës, si autor të një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin bregdetar.

Në sajë të operacionit të koduar “Ustai” janë arrestuar Arnold Tosku, 18 vjeç, Eraldi Hamzallari, 30 vjeç dhe Xh.H, 14 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare, dhe arrestimi ka ardhur si rrjedhojë e disa muajve hetim për një seri vjedhjesh të pazbardhura. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve A.Tosku, E.Hamzallari, dhe Xh.H., për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel