Një dobësi është zbuluar në sistemin modern të modemeve wireless që mund të shfrytëzohet nga hakerat të cilët mund të kenë qëllime të këqija si vjedhja e informacionit të klasifikuar apo edhe futja e viruseve në kompjuterat që janë të lidhur me këtë Wifi.

Ky është alarmi që jep një grup studiuesish të teknologjisë, të cilët sapo kanë zbuluar edhe dobësinë e çdo aparature Wireless-i të ndërtuar deri më sot.

E meta, e njohur si “Krack” përdor një dobësi në protokollin e WPA2 , e cila përdoret për të siguruar të gjitha aparaturat moderne të rrjetit wifi.

Top Channel