Meta takon kreun e emëruar të Komunës së Preshevës

23/10/2017 13:50

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me kryetarin e emëruar të komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, njëkohësisht dhe kryetari i partisë “Alternativa për ndryshim”.

Presidenti Meta vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.

Ai theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi në mes të faktorit politik shqiptar në Preshevë dhe në të gjithë Luginën, për realizimin e nevojave dhe interesave politike, ekonomike dhe të gjitha fushave të jetës për shqiptaret e Luginës.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore. Kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për zgjidhjen e problemeve të shumta që kanë banorët e Luginës duke krijuar një perspektivë më të mirë në veçanti për të rinjtë.

Top Channel