SHBA, qëllohet polici. Filmon vetë sulmin

12/08/2017 00:00

Një oficer policie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u qëllua disa herë me pistoletë në një distancë të afërt, ka parë agresorin të shkojë në burg për të paktën 35 vite.

Oficeri Kuinsi Smith u qëllua në qafë dhe kraharor dhe pati edhe dy krahë të thyer gjatë incidentit në Karolinën e Jugut, incident ky i shënuar në 2016.

Ka qenë vetë polici që ka fiksuar në kameran që mbante në trup momentin në të cilin është sulmuar dhe padyshim që gjykatësi e as juria nuk kanë pasur dyshime në momentin e dhënies së dënimit.

Top Channel