Raporti për Beratin, Rama: Rrugë, ujë dhe subvencione

12/08/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e së shtunës raportin e tij mbi dëgjesat e zhvilluara me qytetarët e Beratit.

Në profilin e tij në Facebook, Rama ka deklaruar se problematikat e ngritura nga banorët në seancat dëgjimore kanë qenë të shumta, por 9 janë më të theksuarat. Ato janë:

Rrugët kryesore e dytësore, 93 herë;
uji i pijshëm, 91 herë;
uji për vaditje, 88 herë;
rrugët e parcelave, 72 herë;
subvencionet, 48 herë;
punësimi, 38 herë;
kanalet kulluese, 37 herë;
lagjet muzeale, 32 herë;
rrugët e prodhimit, 28 herë.

Në Berat janë zhvilluar 29 dëgjesa në kuadër të programit të qeverisë për bashkëqeverisjen me qytetarët, në 5 bashkitë e qarkut dhe njësitë administrative nën juridiksionin e tyre.

Top Channel