Vettingu, Avokati i Popullit thirrje kandidatëve të listës B

17/03/2017 00:00

164 kandidatët e listës B që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të dokumentacionit përkatës do të duhet të plotësojnë këtë dokumentacion brenda një afati 7 ditor.

“Të gjithë kandidatët aplikantë për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës, ftohen të plotësojnë këtë dokumentacion brenda një afati 7 ditor, duke filluar nga data 20.03.2017 deri në  datë 27.03.2017, sipas njoftimit përkatës publik të institucionit të Avokatit të Popullit”, thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së Avokatit të Popullit.

Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në tre forma, dorëzimit fizik pranë zyrave të Avokatit, aplikimi me postë, dhe ai në postën elektronike, [email protected]. Institucioni bën të ditur se do të presë aplikimet edhe në 22 mars, e cila zyrtarisht është pushim për shkak të festës zyrtare të Sulltan Novruzit.

Top Channel