Shkarkohet drejtori i Muzeut. Cënoi rëndë parimin e përgjegjshmërisë

07/02/2017 00:00

Është shkarkuar drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi. Në motivacionin që Ministria e Kulturës konfirmoi në mbrëmje, vendimi për shkarkimin e tij u mor “pas mosrespektimit të përsëritur të marrëdhënies së punës”.

Ministria e Kulturës thotë se kjo i ka shkaktuar dëm institucionit dhe ka cënuar rëndë parimin e përgjegjshmërisë dhe mirëbesimit institucional.

Ai drejtonte prej 3 vitesh Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa kohët e fundit kishte shprehur edhe në rrjetet sociale qëndrimet e tij kundër ministres Kumbaro.

Top Channel