“Nënkalimi”, pranga 21-vjeçarit me 20 kg kanabis

06/12/2016 00:00

Forcat e policisë së Lezhës kanë finalizuar këtë të martë në Kurbin operacionin e koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit janë sekuestruar 20 kg kanabis sativa.

Gjithashtu, blutë kanë arrestuar 21-vjeçarin Eduard Aliu i cili është kapur në posedim të lëndës narkotike, të cilën po e transportonte me mjetin e tij tip “Volkswagen”.

Ndalimi i tij është bërë në Milot, tek vendi i quajtur “Nënkalimi”, prej nga ka marrë emrin dhe operacioni.

Top Channel