Apple ka publikuar të hënën pajisjet e e shumëpritur dhe që nga sot (e enjte), kanë filluar porositë për telefonin më të ri iPhone SE dhe iPad më të vogël, që është ndryshe nga të tjerët.

Telefon me 4-inç ekran mund të porositet vetëm në Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Japoni, Hong Kong, Zelanda e Re, Puerto Riko, Mbretëria e Bashkuar, Singapor dhe SHBA.

iPhone SE kushton 599 dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe 359 paund në Britani. Kjo pajisje ka përmasa të ngjashme me iPhone 5S, por do të jetë dy herë më i shpejtë.

Ai ka të njëjtin qark A9 prej 64 bit si iPhone 6s apo 6s Plus, fotokamerën iSight prej 12 megapiksel me Live Photos, Video 4K dhe Touch ID, si dhe Apple Pay.

Top Channel