Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) zhvilloi Botërorin virtual të quajtur “FIFA Interactive World Cup”.

Pjesëmarrësit në këtë turne luajnë futboll në PlayStation 4 dhe Xbox One. Në finalen e këtij turneu dolën danezi Mohamed Al Basha dhe Shon Alen nga Anglia.

Finalja u fitua nga Al Basha pas kohës shtesë, pasi përmbysi disavantazhin 1-3 ndaj kundërshtarit të tij.

Për këtë fitore, Al Basha u shpërblye me 20 000 dollarë dhe me një ftesë për të qenë i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë në Zyrih, vitin e ardhshëm.

Top Channel