Pas zërave të javëve të fundit, në Twitter vjen dhe algoritmi i shumëkontestuar, që ndryshon radhën e postimeve.

Tashmë ai nuk do të jetë më në rend kronologjik, por i bazuar në rëndësinë, siç ndodh me postimet në Facebook. Por megjithatë kompania ka marrë në konsideratë protestat e përdoruesve, të cilët janë kundër asaj që cilësohet se denatyrim i mikroblogut. Megjithatë kjo e re do të jetë opsionale.

Nëse përdoruesit do të dëshirojnë të shohin në krye të faqës postimet më interesante mes atyre të publikuara nga personat që ndjekin, duhet të zgjedhin aktivizimin e kësaj mënyre. Të paktën në një moment të parë.

Më pas, shpjegon Twitter në blogun e vet, renditja sipas rëndësisë do të vendoset automatikisht dhe do të vijë në timeline të të gjithëve. Por përdoruesit mund ta ç’aktivizojnë për të parë postimet më të fundit.

Top Channel