Bashkimi Europian mund t’ju ndalojë fëmijëve nën 16-vjeç përdorimin e Facebook-ut, Snapchat-it apo çdo shërbimi tjetër të komunikimit me mesazhe, nëse për këto veprime nuk kanë lejen e prindërve.

Me shumë gjasë, kjo mund të ndodhë brenda javës si rezultat i votimit në Komisionin e të Drejtave Qytetare dhe Çështjeve të Brendshme të Parlamentit Europian.

Kundër një nisme të tillë shprehen si drejtuesit e rrjeteve sociale, ashtu edhe disa ekspertë të sigurisë në internet, të cilët mendojnë se efekti i saj ka për të qenë pikërisht ai i kundërti dhe fëmijët do të bëhen më të cenueshëm.

Argumentet e tyre janë se të miturit do të privohen nga mundësi edukimi apo socializimi, ndërsa të tjerë thonë se adoleshentët me probleme, nuk do të kërkojnë dot më zgjidhje online.

Top Channel