Topsy nuk do të ekzistojë më. Dy vit nga blerjaa Apple ka vendosur “të fikë” Topsy, një shërbim për kërkimin online e analizën e të dhënave në internet dhe rrjetet sociale, Twitter kryesisht.

Vetëm Topsy bën të ditur lajmin me një postim në Twitter. Nëse provon të lidhesh me faqen topsy.com, hapet një faqe zyrtare e Apple që shpjegon se si duhet të përdorësh funksionin e kërkimit në iPhone, iPad dhe iPod Touch.

Mbyllja e Topsy, dhe riadresimi në faqen e kërkimit të pajisjeve Apple, mund të jetë një indicie e integrimit të këtij shërbimi dhe teknologjisë së tij në shërbimet e Apple.

Topsy, e blerë për 200 milionë dollarë, ishte në fakt një motor kërkimi i avancuar i postimeve në Twitter dhe postimeve publike në rrjetet sociale, të integruar me produktet Apple që mund të sfidonte Google.

Top Channel