Ashtu si Microsoft edhe Mozilla dështoi për telefonët “smart”. Edhe pse është brouseri më i përdorur në versionin Desktop, në smartphone kanë nisur të dalin si një platformë që do të nxjerrë kompjuterin në vend të dytë në përdorimin e përditshëm.

Para disa vitesh, Mozilla hartoi një plan për tu bërë i fuqishëm në celular, nëpërmjet sistemit të hapur operativ të quajtur Firefox OS. Tashmë është pranuar se plani nuk funksionoi, dhe po përpiqet të mos humbasë gjëra të tjera të mëdha në të ardhmen.

Vetë Mozilla ka bërë të ditur në një konferencë zhvilluese në Orlando se nuk do të shesë më sistemin operativ për telefonë të Firefox, por do e zhvillojë atë në platforma të tjera si pajisjet e Internetit të Gjërave.

“Skuadra aktuale e Firefox OS do të vazhdojë punën për eksperimentime të reja përmes pajisjeve lidhëse”, ka thënë për “Wired”, zv. Presidenti i Mozilla, Ari Jaaki.

Mozilla publikoi Firefox OS në 2011, dhe versionin e parë më 2013. Për Mozilla-n, kjo ishte mënyra për të patur Firefox para dhe në qendër të telefonëve celularë, që kur Apple dhe Google krijuan brouserat e tyre bashkë me sistemet operative.

Mozilla u mundua të diferencohej nga të tjerët duke patur si objektiv telefonat me kosto të ulët në vendet në zhvillim. Por edhe telefona Android ishin të vlefshëm me një çmim nën 50 dollarë.

Top Channel