Uber ka pranuar se një problem në program ka shkaktuar rrjedhje të të dhënave personale të shoferëve të saj. Kompania tha se rreth 700 “partnerë” të saj në SHBA janë prekur nga ky gabim.

Të dhënat e ekspozuara përfshin edhe numrin e sigurimit, foto të shoferëve të licencuar, taksat dhe ttë dhëna të tjera, sipas faqes së lajmeve, Motherboard, e cila raportoi e para këtë problem.

Gabimi u zbulua nga vetë drejtuesit e mjeteve.

“Uau, do hidhja dokumente të reja të sigurimit dhe faqja e dokumenteve më tregoi informacione private të mijra personave, numrin e sigurimeve shoqërore, adresën e shtëpisë, taksat. Unë i bëra një screenshot dhe ua dërgova”, shkruan një shofer në faqen e diskutimeve, Reddit.

Ende nuk është e qartë nëse dikush që s’ka lidhje me kompaninë ka pasur akses në informacion para se problemi të adresohej.

“Ne u njoftuam për një problem në një pjesë të shoferëve në SHBA këtë pasdite. Brenda 30 minutash skuadra jonë e sigurisë zgjidhi problemin”, thotë Uber në një deklaratë.

Top Channel