SafeTrek, aplikacioni që njofton policinë nëse jeni në rrezik

03/09/2015 00:00

Një aplikacion për telefonët smart i quajtur SafeTrek do të kujdeset për ju në rast rreziku.

Ky aplikacion shfrytëzon sensorin e presionit mbi “touchscreen” si sinjal për të dërguar një njoftim tek autoritetet se ju jeni në rrezik.

Si funksionon? Përdoruesi duhet të mbajë gishtin të shtypur në hapësirën e kërkuar dhe në rast se e heq, atëherë aplikacioni ju kërkon një kod me katër shifra. Në rast se ju nuk e shkruani kodin, atëherë njoftimi për një rast urgjence, bashkë me lokacionin tuaj, do t’i dërgohet policisë.

SafeTrek tani numëron mbi 250 mijë përdorues, ndërkohë që është i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Aplikacioni shfrytëzon GPS-in dhe një sistem tjetër të hartave që gjendet në telefonët smart për të marrë lokacionin e saktë.

Aplikacioni po bëhet popullor për shkak se njoftimi dërgohet pa folur ose shikuar telefonin.

SafeTrek është krijuar nga një grup studentësh në Universitetin e Misurit, të cilit ishin alarmuar se sa femra ndjeheshin të pasigurta kur shkonin në shtëpi.

Top Channel