Teoria e librave ngjyrosës për të rriturit është një lehtësim i stresit dhe i lodhjes së përditshme, edhe pse mjaft e kritikuar për ekzistencën e saj. Këta libra jane trendi i ri i shtëpive botuese. Tashmë ka aplikacione për këtë.

Aplikacioni Recolor për iOS është shkarkuar më shumë se 25 milionë herë. Kompania finlandeze ka krijuar më shumë se 200 ilustrime për këtë aplikacion me një paletë të thjeshtë ngjyrash. Paketa mund të shkarkohet falas, por për ilustrime individuale, si nga kafshët, peshqit apo insektet duhet të blihen.

“Paleta harmonike është dizenjuar për lehtësimin e stresit”, thuhet në përshkrimin e Recolor në App Store. Por ai nuk është i vetëm, pasi konkurron me aplikacione të tjera ngjyrosjeje si Colorfly apo Flower Mandalas.

Ajo çfarë i mungon këtij aplikacioni është elementi fizik i librave ngjyrosës. Të prekësh një hapësirë për tu bërë ngjyrë jeshile nuk është lehtësuese njësoj si të ngjyrosësh me laps.

Top Channel