Microsoft nuk do ta braktisë prodhimin e telefonëve

15/07/2015 00:00

Microsoft ka bërë të ditur se do të ketë vetëm një reduktim të mëtejshëm të biznesit të saj në prodhimni e telefonëve, por “Windows Phone” do të ekzistojë.

Satya Nadella, administratori i deleguar i kolosit, ka theksuar në një intervistë për blogun ZDNet se shoqëria nuk do të dalë nga tregu i “telefonëve”, përkundrazi, Windows 10 do të jetë një instrument në rritje dhe në këtë fushë.

“Kur erdha në kompani në vitin 1992, kishim si objektiv të sillnim në çdo shtëpi kompjuterin e vet. Ia dolëm. Por sot duhet të mendojmë më shumë, me Windows duam të jemi në çdo pajisje. Një gabim i madh që kemi bërë në të shkuarën është që menduam se kompjuteri ka qenë në qendër të gjithçkaje”, ka thënë Nadella.

Nadella thekson se lajmi për shkurtimin e vendeve të punës në sektorin e Windows Phone nuk do të thotë se Microsoft do të mungojë. Përkundrazi, vitin e ardhshëm do të dalin në treg modelet e reja të Lumias. “Do të thotë se nuk do të nxjerrim çdo ditë një telefon, por do të fokusohemi në disa pajisje”, ka shtuar ai.

Top Channel