LinkedIn është duke punuar për dy aplikacione të pavarura. Sipas “Wall Street Journal”, aplikacioni i parë, “Groups”, lajmëron përdoruesit për mesazhe të reja në grupin ku bëjnë pjesë. Ndërsa e dyta, “LookUp” do të shërbejë për të gjetur informacione mbi kolegët në të njëjtën ndërmarrje.

Rrjeti social profesional, ndër të tjera, është duke testuar disa ndryshime tek mesazhet, në versionin për celular të aplikacionit të saj, me synimin të thjeshtësojë komunikimin.

Lëvizja është pjesë e tendencës së veçimit të funksioneve të caktuara të aplikacionit kryesor, duke krijuar një aplikacion ad hoc, që sheh si udhëheqës Facebook-un. Rrjeti social i Mark Zuckerberg ka veçuar bashkëbisedimin (chat) nga aplikacioni i saj kryesor, duke krijuar Messenger, si dhe ka lancuar aplikacionin “Grupet”. Ditët e kaluara Facebook ka lancuar Moments, i dedikuar shpërndarjes së fotove.

Ndërkaq, Facebook ka edhe WhatsApp dhe Instagram. Sipas të dhënave të comScore, përdoruesit e telefonit kalojnë 44 minuta në ditë në aplikacionin e Facebook dhe vetëm një minutë në atë të LinkedIn.

Dy aplikacionet e reja, për të cilat nuk dihet data e publikimit, do t’u bashkohen edhe tetë të tjerave në pronësi të LinkedIn, mes të cilëve gjeneruesi i lajmeve Pulse, Job Search për ata që kërkojnë punë, dhe Recruiter, për ata që janë në kërkim të punësimit të profesionistëve.

Top Channel