Një “celular i mençur” Galaxy S6 Edge me modelin e Iron Man është shitur për më shumë se 91 mijë dollarë. Celulari u shit në sajtin e shitjeve online JD.com, që është i dyti më i madhi në Kinë.

Galaxy S6 Edge Iron Man, që është me një numër të kufizuar kopjesh në treg, është i veçantë, por edhe më tepër për kinezët. Secili prej këtyre celularëve ka një numër serial mbrapa, dhe e këtij celulari ishte 66.

Numri 6 në Kinë konsiderohet fatsjellës, por në këtë celular kishte dy gjashta, që do thotë se është dyfish fatsjellës. Prandaj, kjo kishte shkaktuar një lumë ofertash, duke arritur një shifër rekord.

Gjithashtu, Galaxy S6 Edge ka ngjyrën e kuqe dhe ari, që janë shumë të veçanta në Kinë, e që lidhen me luksin. Më 27 maj, Samsung kishte prezantuar këtë model celulari, që aktualisht gjendet vetëm ne tregjet aziatike, me një numër të kufizuar.

Top Channel