Zyrtarisht u raportuan disa incidente të makinave pa pilot, Google Car, por kompania ka reaguar për herë të parë. Ajo ka publikuar një raport të përmbledhur të të dhënave të aksidenteve, duke theksuar se makina është ende në testim.

Raporti i muajit majit përfshin 12 aksidente të ndodhura qëkur nisi projekti i Google Car në vitin 2009: “Të gjitha aksidentet kanë qenë të vogla dhe pa dëmtime, dhe pjesa më e madhe ishin aksidente ku makina e Google është goditur nga pas. Në shtatë raste, këto makina ishin në mënyrën autonome në kohën e aksidentit. Në pesë raste, makina po punonte manualisht”.

“Në pesë vite të projektit tonë, makinat janë përfshirë në 12 aksidente, gjatë më shumë se 1.6 milionë km testim, ku janë kombinuar mënyrat autonome dhe manuale. Në asnjë rast nuk ka qenë makina pa pilot shkak i aksidentit”, thuhet më tej në raportin e kompanisë.

Google ka 23 automjete pa pilot Lexus RX450h SUV, të cilat përdoren kryesisht në zyrat e kompanisë në Mountain View, në Kaliforni. Dhe gjithashtu ka edhe nëntë prototipe që po provohen në teste private.

Top Channel