Apple është duke përmirësuar “mekanizmin e përshpejtimit” në versionin e ri të sistemit të saj operativ, bashkë me disa përmirësime të tjera për telefonin e ardhshëm.

Kjo veçori, me emrin e koduar “Proactive”, do të shohë automatikisht sjelljen dhe të dhënat e përdoruesit, për t’i dhënë informacion kur është e nevojshme.

Përshembull, nëse një përdorues shkon në një ndeshje sporti dhe i ka ruajtur biletat e tij në Passbook, iPhone do t’ia tregojë pa klikuar fare, njësoj siç punon Google Now për Android.

Ajo mund të përdoret duke klikuar në të majtë të ekranit, sipas “9to5mac”. Duke klikuar në atë pjesë të ekranit, u jep mundësi njerëzve të kërkojnë mes informacioneve të tyre në iPhone.

Programi do të përdorë sjelljet e përdoruesve për të parashikuar se çfarë do të bëjnë ata. Nëse përdoruesi hap Facebook, sapo zgjohet në orën 7.00 të mëngjesit, një buton do të shfaqet për ta bërë direkt nga ekrani. Ky detaj do të integrohet gjithashtu edhe me kontaktet dhe hartat, duke u dhënë mundësi njerëzve t’u telefonojnë lehtësisht personave me të cilët flasin çdo të diel.

Më herët, u fol se kompania do t’u jepte mundësinë përdoruesve të provonin sistemin e ri operativ në verë, por më pas u tha se iPhone i ri do të dalë në vjeshtë.

Top Channel