Pajisjet elektronike që “ju gllabërojnë” energjinë

23/05/2015 00:00

Ne shpenzojmë shumë para për diçka që është krejtësisht e kotë. Ndoshta nuk keni menduar se elektriciteti “gjithmonë në punë”, në pajisjet që rrinë kot, konsumojnë ditë e natë.

Sipas Këshillit të Mbrojtjes së Burimeve Natyrore në SHBA, ato që quhen si “pajisje elektronike vampire”, konsumojnë afërsisht një të katërtën e energjisë që konsumojmë në shtëpi.

Identifikoni pajisjet tuaja vampire
Të gjithë kemi pajisje elektronike vampire në shtëpi. Sipas këtij këshilli, 51% e pajisjeve vampire janë pajisjet elektronike, si televizori, kompjuteri dhe pajisje të tjera. Shumë prej tyre thjesht fiken, pa u hequr nga priza. Megjithatë, ato vazhdojnë të konsumojnë energji dhe kur nuk përdoren. Sipas studimit të Këshillit të Mbrojtjes së Burimeve Natyrore, televizori përshembull, mund t’u kushtojë 54 dollarë energji elektrike në vit, 24 orë në 7 ditë të javës.

Probleme të tjera janë kuzhina dhe lavatriçet, (6%), ndriçimi, (5%), ngrohja dhe ftohja (4%). Meqë ky studim është realizuar në Kaliforni, me 1% përfshihen edhe makinat elektrike. Pjesa e mbetur e 34 për qindëshit janë pajisjet e zakonshme, si dushi, kamerat e survejimit, freskueset, akuariumet etj.

Nëse doni një ide se si shpërdorohet energjia në shtëpinë tuaj, “Duke Energy” ka llogaritësin e saj, Energy Slayer. Thjesht i tregoni se çfarë pajisjesh keni dhe ai do t’ju ofrojë një vlerësim se sa energji shpërdorojnë këto pajisje. Do të mbeteni të habitur.

Sigurisht, këto janë thjesht të përgjithshme. Mund të keni pajisje që mund të jenë më shumë ose më pak eficiente, pasi varet se ku janë prodhuar. Gjithashtu, varet dhe sa e përdorni gjatë ditës një pajisje dhe sa e fikni atë.

“Vritini” këto pajisje elektronike vampire
Pasi të identifikoni pajisjet më të mëdha vampire që keni, është koha t’i stakoni ato. Keni disa mundësi, që nga më e lira tek më e shtrenjta. Thjesht, duhet të vendosni se cila bën për ju.

1. Hiq nga priza
Gjëja më e thjeshtë që mund të bësh është të heqësh pajisjet nga priza kur nuk i ke në përdorim. Kjo funksionon shumë mirë dhe për karikuesit e telefonëve dhe tabletëve, por gjithashtu edhe të televizionit etj.

2. Pajisja e shumë prizave
Nëse keni shumë pajisje të lidhura me një pajisje të shumë prizave, është edhe më e thjeshtë. Mjafton të hiqni prizën e kësaj pajisjeje për t’i fikur të gjitha bashkë. Por nëse do të donit të fiknit televizorin, kabllorin nuk mund ta fikni se kërkon kohë të marrë veten. Edhe nëse i hiqni kompjuterit apo printerit prizën, nuk mund ta bëni për routerin apo modemin, pasi pajisje të tjera punojnë me internet. Kështu që, disa nga këto pajisje me shumë priza kanë nga një çelës për çdonjërin prej tyre që mund ta fikësh e ta ndezësh.

3. Matësi i kohës
Ndoshta pajisjet tuaja duhet të ndizen dhe fiken me programim. Për këtë duhet të marrësh një matës kohe. Ai vendoset në mur dhe tek matësi vendos prizën e pajisjes.

4. Rregullimi i konsumit
Kur vjen puna tek kompjuteri do të donit ta hiqnit rrallë nga priza. Kërkon një punë të madhe ta fikësh e ta ndezësh prapë. Kështu që, përdorni opsionin “Sleep” apo “Stand By” të kompjuterit tuaj që janë më të shpejtë, por dhe mund t’ju kursejnë energji elektrike.

5. E fundit… blini pajisje të reja
Kjo nuk është një strategji afatgjatë, por ndoshta është koha të merrni pajisje elektronike më të mira.

Top Channel