Këtë verë pritet që Microsoft të lancojë sistemin e ri operativ Windows 10. Bashkë me shumë risi të tjera, kompania është kujdesur që në këtë sistem të ketë edhe disa nga lojërat më popullore, që njerëzit zakonisht i luajnë në celularë.

“Candy Crash” është vetëm njëra prej tyre. Kjo lojë, që luhet nga miliona njerëz në mbarë botën, do të jetë e instaluar në Windows 10. Po ashtu, do të ketë një version të ri të lojërave që gjenden në menynë “Start”, si “Solitare” ose Minesweeper”.

Windows 10 do jetë falas për gjithë personat që tashmë kanë sistemin Windows 7 dhe 8.1, ashtu edhe për përdoruesit e Windows Phone 8.1. Ndërkohë, ende nuk ka një çmim për ata që do të duhet ta blejnë Windows 10.

Ditë më parë, kompania Redmond në blogun e saj, ka bërë të ditur se sistemi do të fillojë funksionimin këtë verë, pa përcaktuar një datë të saktë.

Versioni më i pritur është Windows Home, i disponueshëm për kompjuter personal dhe tablet, pasi sipas këtij artikulli, Windows 10 do të vijë me 7 versione.

Top Channel