“Shqiptari i Italisë”, gazeta e parë shqiptare e De Radës
15/11/2014 00:00
Koleksioni i “Shqiptari i Italisë”, gazetës së parë shqiptare të krijuar nga Jeronim De Rada në vendin fqinj është rishtypur dhe ribotuar.
Ky koleksion, i cili deri para pak vitesh mendohej të ishte i humbur u paraqit në konferencën e zhvilluar pranë stendës së Institutit Italian të Kulturës, ku studiues diskutuan vlerat e tij.
“Shqiptari i Italisë” u krijua nga Jeronim De Rada në Napoli dhe u publikua nga shkurti deri më qershor të vitit 1848.
Janë shypur 500 kopje të koleksionit, në sajë të bashkëpunimi të Ambasadës Italiane në Shqipëri, Institutit Italian të Kulturës dhe Fondacionit Universitar “Francesco Solano”.
Përpos panairit, koleksioni mund të gjendet edhe në Institutin Italian të Kulturës.
Top Channel