Rama: Do ndryshojme modelin ekonomik

11/09/2014 00:00

Kryeministri Rama gjate vizites se tij ne Kine ka mbajtur nje fjalim edhe ne Universitetin e Finances dhe Ekonomise te Tianjinit, qe njihet si nje nder 15 me te miret ne kete vend.

Ne fjalen e tij zoti Rama ka theksuar se qeveria e drejtuar prej tij eshte e vendosur te ndryshoje modelin e konomik te vendit, qe me pare ka pasur si baze prurjet e emigranteve dhe sektor me te rendesishem ate te ndertimit.

“Kjo eshte arsyeja pse ne çeljen e nje shtegu te ri qe çon ne zhvillim ekonomik jemi te vetedijshem se na duhet te mendojme me maturi e te shfrytezojme ne menyre te mençur vendndodhjen tone ne zemer te Evropes, pasurite natyrore dhe popullsine e dyte me te re te kontinentit europian. Ne po punojme me kembengulje per eliminimin e disa pengesave kryesore per zhvillimin e qendrueshem, si informaliteti dhe çeshtjet e pronesise, duke u siguruar qe te pakten 70% e pronareve te tokave te zoterojne titujt e plote te pronesise mbi token e tyre deri ne fund te ketij mandati. Ne te njejten kohe, duke ndermarre reforma ne tatime e dogana, reformen administrative, si edhe duke zhvilluar nje proces i vazhdueshem liberalizimi e novacioni, qeveria po trajton nje sere problemesh qe jane thelbesore, qofte per ekonomine, ashtu edhe per shoqerine”, ka deklaruar Rama.

Nje tjeter pike ne te cilen kryeministri eshte ndalur ka qene edhe qasja e qeverise kundrejt investuesve dhe sipermarresve. Duke e cilesuar me rendesi ndertimin e nje raporti partenriteti, zoti Rama ka thene se gjithçka nisi nga konceptimi i nje pakete te qarte rregullash qe te ndihmonte dhe shtynte me tej kete raport.

“Per koalicionin qeverises ne Shqiperi, rilindje nenkuptonte para se gjithash nje ndryshim te qasjes ndaj qeverisjes, qe do t’u jepte qytetareve nje qeveri te njerezve per njerezit dhe nje kabinet qeverises te udhehequr nga ndjenja e detyres e jo e pushtetit. Megjithate, kam mesuar nje gje gjate punes sime te perditshme, qe ajo çka ka me shume rendesi eshte te realizosh gjerat”, ka thene Rama.

Duke u ndalur edhe tek rajoni, kryeministri tha se jo vetem Shqiperia por edhe Ballkani po ndryshon. E kjo sipas tij, merr nje rendesi edhe me te madhe pikerisht ne 100-vjetorin e Luftes se Pare Boterore, qe nisi ne Ballkan dhe pastaj u perhap kudo duke vrare miliona njerez. Ndaj kryeministri e vuri theksin tek ndertimi dhe ruajtja e nje bote me te sigurte, bashkepunuese e me mundesi per te gjithe vendet.

“Rajoni yne po perjeton paqe dhe besoj se te gjithe ne se bashku, politikane, investues, aktore qeveritare e shoqerore, duhet ta bejme nje paqe e cila vlen te jetohet”, theksoi Rama. Ne perfundim te fjalimit te tij, kryeministri u takua edhe me ekipin e basketbollit te femrave te universitetit, i cili eshte zgjedhur per 9 here rresht kampion ne Kine.

Top Channel