Arrest me burg për Genc Dritën

06/09/2014 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë së arrestit me burg, për kreun e Komunës së Bërzhitës Genc Drita.

Pavarësisht kërkesës së mbrojtjes për ta hetuar në një masë sigurie më të lehtë, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë.

Genc Drita u arrestua dy ditë më parë në Tiranë, në flagrancë, ndërsa kërkonte t’i merrte shumën prej 4 mijë e 500 euro një biznesmeni për një ndërtim.

Për të akuzuarin, Prokuroria ka pasur në dispozicion edhe përgjimet ndaj tij, çka e ka bindur gjykatën ta lërë në burg. Me të njëjtën masë sigurie u vlerësua edhe shefi i Tatimeve të kësaj Komunë.

Top Channel