Pas akuzave për emërimin në radhët e Policisë së Shtetit të personave me
precedentë penale, duke iu referuar arrestimit të një personi me një
ton kanabis në Gjirokastëer, opozita akuzoi të mërkurën, se ministri i
Brendshem ka përfshire rreth tij një grup personash që janë të lidhur
drejtperdrejt me trafikun e drogës.

“Sot, po e pyesim publikisht Ministrin, por edhe Kryeministrin, se cila është lidhja që kanë me personin me inicialet  Genti Alizotin.E gjithë Tirana e di, se Gent Alizoti është një nga cunat e Ministrit të Brendshëm, gjithnjë në krah të tij, sidomos në fushatë zgjedhore, dhe kujdeset për punët e Ministrit.Alizoti është i dënuar për trafik droge. Ai është arrestuar me 28 qershor të vitit 2006, teksa transportonte 50 kg drogë.3 vite më pas është liruar me kusht.Sot, po e pyesim publikisht Ministrin, por edhe Kryeministrin, se cila është lidhja që kanë me personin Genti Alizoti.Saimir Tahiri e ka për detyrë të bëjë transparencë. Cila është lidhja e tij me këtë grup të dyshimtë të lidhur me trafikun e drogës dhe vepra të rënda penale. Cilat janë favoret që Ministri i Brendshëm i ofron këtij grupimi në ushtrimin e aktivitetit.Paaftësia e Minstrit, përfshirja e kundraligjshme e militantëve në strukturat e Policisë dhe punësimi në to i ushtarëve të krimit, janë arsyet që situata e rendit dhe e sigurisë në vend është në shthurje dhe përkeqësim të përditshëm”, tha deputeti i PD-së, Arben Ristani.

Top Channel