21 janari, Apeli rrëzon “Skejën”

26/02/2014 00:00

Gjykata e Apelit ka rrëzuar të mërkurën vendimin e gjykatës së shkallës së parë që i jepte të drejtë gardistit Fatos Skeja, në lidhje me rastin e 21 janarit 2011.

Sipas informacioneve të fundit, vendimi i rrëzuar është ai që konsideronte shpifje deklaratat e Ilmi Dedës, vëllait të viktimës së protestës së 21 janarit.

Ilmi Deda kishte deklaruar se pas vrasjes së të vëllait, gardisti Skeja i kishte ofruar para atij, në këmbim të një vizite të kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha në shtëpinë e tij.

Top Channel