Konkursi për shëtitoren e Vlorës

21/02/2014 00:00

Pesë studio arkitekture nga Belgjika, Italia, Franca, Gjermania dhe
Zvicra janë në garë me projektet e tyre në fazën finale, nga ku do të
zgjidhet projekti fitues për shëtitoren bregdetare të qytetit të Vlorës,
njohur si Lungomare.

Pak përpara nisjes së prezantimeve të këtyre pesë projeteve të përzgjedhura nga 45 projekte të paraqitura në fazën e parë, Kryeministri Edi Rama tha se ky është projekti i Vlorës së shekullit të ri.

“Ky është një konkurs që na ndihmon t’i japim jetë idesë së transformimit rrënjësor të vijës bregdetare të qytetit të Vlorës, që njëkohësisht do të jetë edhe një shembull transformues për t’u ndjekur më pas në segmente të tjera të vijës bregdetare të Shqipërisë. Vlora është një vend i bukur, të cilin ne të gjithë së bashku do ta bëjmë botërisht të njohur si një nga portat më të bukura të Mesdheut”, tha Rama.

Krahas fituesit të këtij konkursi do të ketë edhe 3 çmime për tre propozimet më të mira, si edhe një çmim special për studion më të mirë vendase.

Top Channel