Hetimet për atentatin me tritol

18/02/2014 00:00

Policia ka zgjeruar hetimet për shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e të hënës në kryeqytet, rreth ores 22:15 minuta.

Nuk ka ende zyrtarisht persona apo arsye që lidhen me këtë akt, por Policia është perqendruar tek raportet e punes dhe jetes se personit qe e kishte ne pronesi makinen, një oficer policie, si dhe te nje vajze me te cilen ai bashkejetonte dhe qe perdorte aktualisht makinen.Por policia hedh poshte faktin se vendosja e tritolit mund t’i kete ardhur per shkak te detyres qe mban ajo ne nje firme italiane, ne Tirane.

Policia eshte duke marre ne konsiderate edhe pisten tjeter, ate qe lidhet me profesionin e pronarit te makines, si oficer i policise gjyqesore ne kryeqytet, duke lene ende ne fuqi dyshimet se atentati mund te kete qene nje shenje kercenimi per shkak te detyres ndaj tij.

Automjeti me targa të huaja u shkatërrua si pasojë e vendosjes së një sasie eksplozivi, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës, por nga shpërthimi nuk ka patur dëmtime të mjeteve të tjera apo bizneseve përreth.

Top Channel