Bashkia: Qeveria të subvencionojë autobuset. Transportet: Do të jetë kompetencë e Bashkisë

06/02/2014 00:00

Bashkia e Tiranës nëpërmjet nënkryetarit të saj Enno Bozdo i kërkon
Qeverisë të reagojë në lidhje me kërkesat e Bashkise për të mos rritur
çmimin e biletës së transportit urban, si dhe t’i vijë në ndihmë
operatorëve të transporitit nëpërmjet subvencionimit.

Bozdo theksoi dhe aplikimin e biletave njeditore apo treditore, si ne vende te tjera te BE.

“Kryebashkiaku Lulzim Basha i është drejtuar me një letër ministrit të Transporteve, përsa i përket rritjes së kostove për njësi shërbimi propozoi si zgjidhje:

Subvencionimin operativ të shërbimit, nëpërmjet granteve të kushtëzuara nga qeverisjes vendore
Subvencionimi social për kategoritë që sipas ligjit e përfitojnë transportin publik falas
Ulja apo eliminimi i TVSH-së për transportin publik
Eliminimi i akcizës së naftës për transportin urban qytetas
Ndryshimi i legjislacionit për prodhimin e biletave të transportit në sistemin elektronik, gjë që do të shmangte abuzivitetin në përdorimin e shërbimit publik të transportit.
Ndryshimi i sistemeve të llojeve të biletave që është shumë i kufizuar, duke mos lënë hapësira për përdorimin e llojeve të ndryshme të këtyre biletave, sic mund të jenë ato njëditore, njëjavore, bileta për fundjaven etj”, tha Bozdo.

Biletat, Qeveria:Do të jetë kompetencë e Bashkisë

Ministria e Transportit njoftoi se do ua kalojë njësive vendore të drejtën për të vendosur çmimet e biletave të urbanëve.

Përmes një njoftim zyrtar, Ministria bën të ditur se po përgatitë amendimet e ligjit, të cilat do të dërgohën për miratim në Parlament javën e ardhshme.

Ministria thotë se ky vendim merret për të respektuar përgjegjesitë e pushtetit vendor për administrimin e transportit qytetas, si dhe duke vlerësuar e mbështetur autonominë e tij. Ky vendim i Qeverisë vjen në kulmin e debateve mes saj dhe pushtetit vendor për rritjen e çmimit të biletave, që është kërkuar nga operatorët e transportit urban.

Top Channel